Superliga e futbollit kosovar vjen në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë kampionale ku natyrisht në fokus të sportdashësve do të jetë ballafaqimi derbi mes dy skuadrave gjilanase, Drita – Gjilani.
Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit të Gjilanit, e me këtë edhe për shkak të sigurisë së tifozëve, kjo kryendeshje e kësaj xhiroje do të luhet të dielën pasdite në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 15:00.
Derbi i Anamoravës pritet që edhe kësaj here të zgjojë kërshëri e të ofrojë spektakël, për shkak të rivalitetit, e që e bënë takimin joshës edhe për adhuruesit jashtë kufijve të vendit.
Përndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar emrat e zyrtarëve për ndeshjet e javës së 6-të në Superligën e Kosovës, duke përfshirë edhe për kryendeshjen Drita – Gjilani.
Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit iu është besuar gjyqtarit Shpetim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari, Hekuran Osmani dhe gjyqtar i katërt Mervan Bejtullahu, e në dhomën e VAR-it, do të jetë Valbon Hoxha.
Përndryshe, referuar pesë xhirove të deritanishme, Drita mbanë pozitën e dytë me 11 pikë, nga tri fitore e dy barazime, derisa Gjilani ka 6 pikë nga një fitore e tri barazime dhe radhitet në pozitën e gjashtë.
Përndryshe, ja ballafaqimet e javës së gjashtë të BKT Superligës, si dhe zyrtarët e ndeshjeve. /2LONLINE.com/