Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës u mbajt punëtoria dyditore, përgatitje për ushtrimin fushor “Shpata e Argjendtë 2021”.
Zëvendës Komandanti i KFOR-it gjeneral brigade, Guenther Schoepf dhe Shefi i Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj theksuan rëndësinë e ushtrimit dhe bashkëpunimit institucional në nivel vendi.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) Agjensioni për menaxhimin e emergjencave ( AME ), Kryqi i kuq, KFOR dhe NALT. /2LONLINE.com/