Në Frigoriferin e Ikjes!
Xhelil ARIFI
-Të kërcllejnë dhëmbet
Dhe ulur si hut
Pret ndalimin e radhës
Dhe shpreson,pa frymë
Ditën, ku drita është ndryshe
Dhe dielli nuk është gri
Erë mishi derrash
Të sjell kujtimin tronditës
Për turinin plot
Mbushur me mbeturina
E mbetjeve të mirëqenijes tande
E ti trishtohesh për një çast
Por shpresa e mbyllur mbrenda frigoriferit të ikjes
Deri në stopin e ardhëm
I cili o do përmbysë andrren tande
O do ngazllejë shpirtin e përvuajtur
Vazhdon të pikturojë
Mjerimin tand o njeri i Kosovës!