Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Maj 2024 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 13 deri 19 Maj 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Në fokus policia ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,033 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 4,492 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë”.
Për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 287 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. /2LONLINE/