Drejtoresha Komunale për Arsim, Fatbardha Emini, ka zhvilluar sot një takim me Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe me zyrtarë tjerë policorë.
Me këtë rast drejtoresha Emini, bëri me dije se gjatë këtij takimi ata u pajtuan që të koordinojnë veprimet dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional me qëllim të rritjes së sigurisë në institucionet arsimore në Viti si dhe në parandalimin e dukurive negative.
Drejtoresha Emini, gjithashtu falënderoj komandantin Halili dhe të gjithë policitë e angazhuar për bashkëpunimin që ka pasur policia me institucionet arsimore në Viti, në realizmin e ligjëratave të ndërgjegjësimit në shkolla dhe për ofrimin e një mjedisi sa më të sigurte për të gjithë nxënësit vitias. /2LONLINE/