/2L ONLINE/ – Sot në fshatin Sadovinë të Jerlive (Viti), kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës së lagjes “Avdyli” në gjatësi prej 250 metrave. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka inspektuar, kryetari i komunës Sokol Haliti i cili para banorëve të kësaj lagje u shpreh se Institucionet Komunale janë të përkushtuara që të realizojnë të gjitha projektet të cilat janë në interes ë qytetarëve.
“Edhe pse Komuna e Vitisë ka një buxhet tejet të kufizuar për investime kapitale fal shpenzimeve racionale ne po mundohemi të shpenzojmë paratë publike në të mirën e gjithë qytetarëve tanë dhe një shembull i tillë është edhe kjo rrugë që po e asfaltojmë sot“, u shpreh i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ndërkaq banorët e kësaj lagje falënderuan Institucionet komunale të Vitisë në veçanti kryetarin Haliti për këtë projekt pasi theksuan se asfaltimi I kësaj rruge është në interes ë veçantë për ta.
“Me asfaltimin e shumicës së rrugëve të lagjeve brenda fshatit tone në një mënyre po rrumbullaksohet infrastruktura rrugore dhe infrastruktura tjetër e nevojshme e fshatit Sadovinë e Jerlive“, ka thënë Sefedin Fetahu, kryetari i këtij fshati, duke përmendur edhe projektet tjera që janë realizuar dhe që po realizohen brenda fshatit si: rregullimi i parkut, trotuarit, ndriçimit, kanalizimit dhe ujësjellësit së fshatit. /2L ONLINE/