Shkruan: Sami ARIFI
Komandanti i ushtrisë jugosllave, Tito, vendosi administratën ushtarake në Kosovë, më: 8 shkurt 1945, meqense pushkatimet tinëzare ndaj shqiptarëve kishin filluar gjatë luftës në vitet 1943-1945, ku numri i të pushkatuarëve në masakrën e Gjilanit arrin shifrën mbi 8.000.
Kjo gjendje e jashtëzakonshme ushtarake në Kosovë ishte nën komandën e Sava Dërletiqit, kërkesës e udhëheqjes serbe, për të bërë okupim, për t’i hap rrugë represionit dhe dhunës ndaj shqiptarëve.
Derisa, në anën tjetër në krye të OZN-së ishte Spasoje Gjakoviqi, pra ministrit ekzekutivit në Kosovë ishin të gjitha në duart e serbëve.
Bashkëpunëtorët shqipfolës të komunistave jugosllav ishin në kontinuitet si Mehmet Hoxha me Dushan Mugoshën, kishin marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Antifashist të Çlirimit të Serbisë në Beograd, ku, pa qenë fare përfaqësues të popullit Kosovës, paraqesin “qëndrimin “kinse” të popullit Kosovës për bashkim me Serbinë”.
Më 8/10 korrik të vitit 1945 u mbajt mbledhja në Prizren, në të cilën morën pjesë 137 delegat, ku vetëm 32 ishin shqiptarë. Në këtë mbledhje Ramiz Cërnica i tha “Jo Serbisë” me të cilat qëndrime Ramizi dhe djali i tij Raifi u dënuan me nga 20 vite burg.
Përkundër shtërngimeve që bënte udhëheqja jugosllavo-komuniste-çetnike me bashkëpunëtorë, shqipfolës, atdhetarët nuk lëshuan pushkën nga dora, por ishte në vështirësi puna e tyre, meqë Ballkani tashmë nga Fuqitë e Mëdha, përveç Greqisë, ishte vendosur në frymën e të kuqëve, dmth në sferën sllavo-komuniste.
Rrezistenca vazhdonte nga: Mulla idriz Gjilani, Hysen Tërpeza, Hasan Kabashi, Hasan Alia, Hajrush Gjakli, Rexhep Okllapi, Shaban Haliti, Gjon Serreqi, Din Hoxha, Ibrahim Grainca, Adem Gllavica, profesor Ymer Berisha, Hilmi Zariqi, Ajet Gërguri, Osman Bunjaku, Jetullah Rezalla, Kadri Beba, Ahmet Selaci, Shyt Marevci, Islam Domaneku, Gjon Serreqi, Shemsi Mramori, Hasan Bilalli, Halim Obrana, Xhemajl Bllaca, Azem Obrana, Hafiz Beqiri, Kemajl Skenderi e të tjerë në anën tjetër ishin të brymosur për çështjen kombëtare komunarët e Komunës së Sllatinës së Epërme të Vitisë: Xhemajl Arifi-Sllatinë e Epërme (Mulla Xhemë Sllatina), Adem Guta-Jezerc, prof. Engjëll Gjini-Ferizaj, pishtari i arsimit Muhabi Nuhi Drugzani-Sllatinë e Epërme, Sylejman Ymeri-Sllatinë e Epërme, Adem Zenel Ymeri-Sllatinë e Epërme, Mexhid Shabi Sylejmani-Sadovinë e Jerlive, Ahmet Arifi-Sllatinë e Epërme, Vehbi Aliu-Sllatinë e Epërme, Jakup Jahir Sejdiu-Remnik, Zahir Mustafa-Sllatinë e Epërme, Mehmet Arapi-Sllatinë e Epërme, Bafti Agush Hyseni-Sllatinë e Epërme, Liman Emin Sylejmani-Zllatar, Zejnel Musli Shabani (Ymeri)-Sllatinë e Epërme e të tjerë.
Atdhetarë të cilët nuk u larguan nga vendi u ekzekutuan si: Hasan Alia, Agush H Mehmeti me grua dhe Mustafë Koka me grua të cilët vriten natën më: 9/10 tetor në prit nga forcat e regjimit jugosllavo-komunist në lumin Bistrica, Ajdin Ali Shabani, Qazim Ismajli, Veli Ibrahim Ymeri e shumë të tjerë edhe me dënime të rënda si Aqif Çollaku, Azem Kadria, Selim Godeni e të tjerë. Edhe Hasan Kabashi, i cili ishte nisur me grupin e tij të depërtoj në Greqi, nuk arriti të kaloj kufirin pasi vritet nga forcat jugosllave.
Regjimi i terrorit shtetëror të MPMJ, Aleksandër Rankoviqit, në Kosovë ishte hapi i parë e më i rëndësishëm në një lojë të periudhës të pas luftës që u karakterizua nga ndryshimet dramatike në jetën politike të ashtquajturës Krahinë Autonome të Kosovës. Në Kosovë nacionalizmi serb i UDB-së shfaqej haptazi, pa dorza…
Xhemajl Zeqir Arifi i njohur në popull si Mulla Xhemë Sllatina, vëllai i të cilit, Ahmet Zeqir Arifi, së bashku me Sherif Vocën (deputet) u gjetën në rrethimin e Mitrovicës në vitin 1941, ku përjetuan masakrën mbi ushtarët shqiptarë të njësitit të Kapiten Kaliqaninit, kjo masakër u bë gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova para vërshimit të ushtrisë hitleriane. Sherifi dhe Ahmeti në të dalë nga Mitrovica për të çarë rrethimin, ishin hetuar nga ushtria e kapiten Kaliqaninit, ishin ftuar të ndalen, por ata me pushkë në dorë nuk u dorëzan dhe pas një rrezistence ballë për ballë, Sherif Voca dhe Ahmet Arifi përfunduan jetën si dy fatos të Shqipërisë Etnike.
Mulla Xhemë Sllatina, u informua menjëherë për vdekjen heroike të dy fatosëve, vëllait të tij Ahmetit dhe Sherif Vocës, ai në ditën e xhymas pranë „Xhamisë Haxhi Veseli“ në Mitrovicë, mbajti një fjalim të zjarrtë për dy dëshmorët e kombit dhe bëri që me oratorinë e tij, me fjalimin e tij të zjarrt karakterit të një eprori ushtarak të përgatisë masën popullore që mos të kursej as jetën për lirinë e atdheut, për ribashkimin e plotë të Nënës Shqipëri. Mulla Xhemë Sllatina ishte një intelektual, i mirëfilltë i shkolluar, i stolisur me veprimtari kombëtare, ai ishte kryetar i Komunës së Sllatinës, imam i Xhamisë në këtë Komunë, si dhe kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravë të Epërme, ai kishte marrë përsipër që rininë shqiptare të Moravës së Epërme t’a përgatisë në stërvitje ushtarake për në fronte kundër çetnikëve komunistë serbo-sllav, në të cilat fronte mori pjesë së bashku me ushtarë të përgatitur, si në Luftën e Velegllavës më 28 qershor 1944, ashtu edhe në atë të Kikës më 26 korrik të të njejtit vitë.
U arrestua nga OZNA dhe u pushkatua nga serbo-çetniko-komunistë në masakrën e Gjilanit më 22 dhjetor të vitit 1944.
Komuna e Sllatinës ishte gravitacion i grumbullimit të atdhetarëve për çështje kombëtare, ku kryetar u gjend edhe medresisti Adem Guta nga Jezerci, i cili për sekretar të komunës solli ferizajasin Engjëll Gjinin, i cili ishte profesor i Gjeografisë në Shkollën e Lartë në Shkup.
Adem Guta si kryetar Komune kishte avansuar mjaft çështjen kombëtare, por ai me shpartallimin e Boshtit të Qendrës, duke besuar në vendimet e Bujanit iu bashkëngjitë Brigadës së VII-të të Shaban Haxhisë, pikërishtë në Batalionin e III-të, ku, komandant ishte Sadri Zeqë Doçi nga Gjakova. Ademi ishte akuzuar se kishte „vrarë vëllezërit serbë“, denoncimin ndaj tij ia bëri komesari Nazmi Kursani. Ademin e pushkatuan para Brigadës lidhur për një bagremi, në të ishte shtirë me pushkë automatike dhe ishte bërë copë-copë, në fshatin Mramorak afër qytetit të Kovinit të Vojvodinës… Pushkatimi i Adem Gutës u bë më: 02 shkurt të vitit 1945.
Muhabi Nuhi Drugzani ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe pishtar i arsimit shqip, në kohën kur Zenel Adem Ymeri, në periudhën e Mbretërisë Shqiptare ishte zgjedhur kryetar i parë i Komunës së Sllatinës me votën e popullit, sekretar në atë kohë ishte Muhabi Nuhi Drugzani. Pas pushtimit të trojeve shqiptare nga serbo-komunisto-çetnikët, për shkakun se nuk u realizuan vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Muhabiu kundër serbo-çetniko-komunistëve doli në mal, ai u zu në mal nga njësitet serbo-sllave dhe u pushkatua pa Gjyq, ndërsa, Adem Zenel Ymeri u dënua më 01.05.1945 nga pushteti serbo-sllav me 20 vite në burgjet serbe, ku nga torturat shnjerëzore të tyre ndërrojë jetë në burgun e Mitrovicës së Sremit.
Sylejman Ymeri, nga Sllatina e Epërme ishte një veprimtar operativë i çështjes kombëtare, ai ishte me detyra të caktuara gjatë LDB në identifikimin e serbo-çetnikëve për t’i kap dhe për t‘i sjellë pranë organeve të drejtësisë kriminelët serbë të cilët ishin me duar të përgjakura. Këtë veprimtari operative e kryenin së bashku me vendësit e tyr, Zahir Ahmet Mustafën, Mehmet Arapin dhe Bafti Agush Hyseni të gjithë nga Sllatina e Epërme. Sylejman Ymeri u pushkatua në masakrën e Gjilanit në të njejtën kohë me Mulla Xhemë Sllatinën, ndërsa Zahir Ahmet Mustafa u dënua me pushkatim më 01.05.1945 pastaj me 20 vite burgë të rënd dhe pas një anmistie mbajti 12-vite në burgjdet e Serbisë. Mehmet Arapi së fundi, duke i besuar vendimit të Bujanit iu bashkëngjitë aradhave partizane dhe, ra në luftë kundër nazi-fashizmit për çlirimin e atdheut.
Bafti Agush Hyseni është arrestuar më 03.03.1945, ai u dënua me pushkatim.
Vehbi Aliu nga Sllatina e Epërme, ishte një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ai veproi në Komunën e Sllatinës së bashu me gjithë atdhetarët për të jetësuar Shqipërinë Etnike, pas okupimit të Kosovës u arrestua nga serbo-çetnikët dhe u dënua në vitin 1945 me 4-rë (katër) vite në burgjet serbe.
Veprimtar i pandalur i çështjes kombëtare ishte sllatinasi Murtez Jakupi i cili u nxorë prej Brigadës Partizane nga njësitet serbo-çetnike dhe u dënua me 4-rë (katër) vite burg.
Ndërsa me vonë në Organizatën për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, veproi atdhetari nga Sllatina e Epërme, Sadri Ilaz Ymeri, në vitet e 60-ta, i cili nuk i shpëtoj syrit famëkeq të UDB-së, u arrestua dhe u dënua në burgjet serbe në Gjilan e pastaj u transferua në Nish ku vuajti dënimin (3,6) tri vite e gjashtë muaj…,
Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Republikës së Kosovës, po edhe nga libri i autorit Dr. Muhamet Pirraku, Adem Guta-Ekzemplar i Patriotizmit të Gjeneraratës (1916-1945), Prishtinë 2008, si dhe në librin Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e kosovës lindore 1941-1951, si dhe libri i autorit Misha Gleny, Historia e Ballkanit 1804-1999. Tiranë,2007 dhe nga ca autorë të tjerë.
Vazhdon… Plotësime për ndriçime të së kaluarës historike… /2LONLINE/