/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në dy raste të ndara, në Gjilan janë arrestuar dy qytetarë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Ecol” si dhe dy fishekë të kalibrit 6 mm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
ndërsa n rasti tjetër, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “HS XDM” si dhe tre fishekë të kalibrit 9 mm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/