Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Drobesh.
Aty ai nga afër ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri shkollor si dhe në vendosjen e rrethojës së fushës sportive në këtë fshat.
Me këtë rast Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të ju krijoj kushte sa më të mira për banorët e këtij lokaliteti, në veçanti për nxënësit të cilët do të vijojnë mësimin në objektin e ri shkollor që është në ndërtim e sipër.
Ai tha se krahas kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie po krijohen edhe kushte në zhvillimin e aktiviteteve fizike duke rregulluar fusha sportive. /2LONLINE.com/