Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të shfaqet komedia “Emigrantët” me regji të Afeida Boriçit. Të premten, më 28 Nëntor, në ditën e flamurit, publiku nga komuna e Bujanocit dhe më gjerë në Luginë, do të mund të përcjellë shfaqjen e komedisë “Emigrantët” shkruan Titulli.
Musa Isufi e Ismail Kasumi do të jenë dy aktorët që luajnë në këtë komedi, që siç njoftojnë organizatorët, do të filloj nga ora 19:00.