Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka theksuar për mediat serbe se me 5 dhe 13 dhjetor do të takohet me përfaqësuesin lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton dhe do të bisedoj për Kosovën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai ka deklaruar se serbët duhet të dalin në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Mitrovicën e Kosovës meqë Bashkësia e komunave serbe nuk do të mund të konstituohet, nëse kryetari të jetë shqiptarë.
Raportohet se diplomatët evropianë presin që pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimet e Mitrovicës së Veriut, cikli zgjedhor të përmbyllet krejtësisht më 1 dhjetor kur do të mbahet gara e balotazhit.