/2L ONLINE/ – Në oborrin e shkollës fillore në fshatin Budrikë të Vitisë, sot është bërë edhe zyrtarisht inaugurimi i i fushës sportive, që është ndërtuat në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg.
Prerjen solemne të shiritit e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me përfaqësuesin e Fondacionit Kosovë Luksemburg Fisnik Beqiri, si dhe drejtorin e shkollës Nezir Hasani dhe përfaqësuesin e fshatit Budrig Avdyl Mustafa.
Projekti i ndërtimit të fushës sportive, është mirëpritur nga personeli arsimor dhe nxënësit e kësaj shkolle, por edhe nga banorët të cilët u shprehën se me ndërtimin e kësaj fushe, nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ane do të kenë një vend për të ushtruar veprimtarit sportive dhe të rekreacionit. Njëkohësisht, këshilli i fshatit Budrig, ka nderuar kryetarin Haliti me një mirënjohje, për kontributin dhe angazhimin në realizimin e projekteve të realizuara në këtë fshat. /2L ONLINE/