FC Drita është kthyer stërvitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar. Futbollistët gjilanas, të cilët për 10 ditë ishin në përgatitje në Antalia të Turqisë i janë kthyer punës në Gjilan.
Edhe pse nëpër një mot të ftohtë futbollistët janë parë në disponim të mire, duke u bërë gati për një pranverë të zbehtë.
“Rikthehemi me klimën tonë të ftohët! Pas një pushimi dy ditorë sot ekipi i është rikthyer stërvitjeve në një mot të ftohët me borë. Ekipi ishte i kompletuar në stërvitje pas rikthimit nga Turqia”, ka shkruar FC Drita në faqen zyrtare të saj.
Të kujtojmë se Dritën që në start e pret një sfidë ndaj rivalit lokal, SC Gjilani.