(2L ONLINE) – ”Youth Reconciliation Ambassadors ( Ambasadorët e rinj të Pajtimit) quhet seminari i organizuar nga organizata serbe “ Youth Education Committee” ( Komiteti i Edukimit të të Rinjve) dhe i sponzoruar nga Ambasada Britanike ne Beograd i cili u mbajt në Beograd ku mblodhi pjesëmarrës të rinj, student aktivist nga të gjitha vendet e rajonit Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Kosova në këtë rast u përfaqësua nga: Dhurata Prokshi,Shpresa Frrokaj, Riana Veseli, Fatlum Gashi dhe Millosh Vukadinoviq.
Njëra ndër to, Riana Veseli ka bërë me dije për Portalin 2L ONLINE se gjatë kësaj jave vijuesit e këtij program patën rastin të dëgjojnë ligjërata dhe të debatojnë mbi temat: Historia dhe të drejtat e Njeriut, Të Drejtat e Njeriut dhe Konfliktet, Evropa dhe realiteti dhe Bashkëpunimi Rajonal dhe të vizitojnë Gjykatën për Krime Lufte dhe Parlamentin Serb.
Veseli ka bërë të ditur se përveç ligjëruesve të ndryshëm dhe ambasadorëve; Michael Davenport, Kryesues, i BE-së për Serbi dhe atij Kroat në Serbi Gordan Markovic , para pjesëmarrësve të programit mbajti ligjëratë edhe Zyrtari Ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.
Sipas saj, pas mbarimit të Programit, pjesëmarrësve ju ndanë certifikata dhe çmimi Ambasador, nga Dominic-Haydn Braithwaite,.Këshilltar Rajonal për Konflikt në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ambasadës Britaneze. /2L ONLINE/