Në përvjetorin e 25-të të rënies në Betejën e Jezercit, janë përkujtuar sot dëshmorët, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para Shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre.
Poashtu edhe në memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani”, dhe më pas edhe në kompleksin e këtyre dëshmorëve në fshatin e tyre të lindjes. /2LONLINE/