Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
“Sot kemi bërë homazhe për të nderuar të rënët për liri e më pas do të vazhdojmë me aktivitete të tjera. Uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke shpresuar se puna dhe angazhimi ynë do të sjell një të ardhme të ndritur për të gjithë. Lavdi dëshmorëve e urime 16-vjetori i pavarësisë”, është shprehur kryetari Hyseni.
Po ashtu, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, gjatë ditës janë paraparë edhe këto aktivitete: koncert festiv – kolegji “Don Bosko”, performancë skenike (16:40, sheshi “Agim Ramadani”, basketboll mix (14:00, salla e sporteve “Bashkim Selishta”), koncert festiv (17:00, sheshi “Agim Ramadani”), dhe ekspozitë personale nga Migjen Fazliu (20:00, Galeria e Arteve). /2LONLINE/