/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të çlirimit, në Gjilan është hapur ekspozita e piktorit të njohur Demir Behluli me 60 punime të ndryshme në 60-vjetorin e karrierës së tij dhe u janë janë ndarë mirënjohje personave që kanë dhënë kontribut tëc madh në lëmin e kulturës dhe arsimit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Bujar Haziri, ish-presidenti i Behgjet Pacollit dhe artdashës të Gjilanit.
“Baca Demir është udhërrëfyes i yni, njeri që i ka sfiduar të gjitha kohërat dhe neve na nderon ekspozita e tij personale në ditën e çlirimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.
Piktori Demir Behluli e ka falënderuar kryetarin Haziri për mundësinë që ta paraqes ekspozitën e tij para publikut gjilanas.
Nga kritikët, ekspozita e Behlulit u vlerësua lartë në aspektin artistik, të cilët thanë se ai edhe këtë herë ka befasuar me përpjekjen e tij, me një bagazh krijimesh që në vetvete kanë mesazhin, metaforën, simbolikën e tyre dhe se kjo është një gjë e bukur për vizitorin e pasionuar të artit të Demir Behlulit.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë punimet e piktorit Demir Behluli, ekspozita qëndron e hapur për dy javë.
Piktori Demir Behluli është nderuar me mirënjohje nga kryetari Haziri, sikurse edhe shumë të tjerë për kontributin në lëmin e kulturës dhe atë të arsimit.
Ndërkohë, gjatë ditës Komuna e Gjilanit ka ndarë mirënjohje edhe për personalitetet që kanë dhënë shumë në sektorin e shëndetësisë, arsim dhe bujqësi.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri tha se të gjithë që morën mirënjohje, kjo nuk është vetëm një copë letre, por letër mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë./2L ONLINE/