Izmi Zeka, zëvendësministër, ka thënë se ndjehet i trishtuar, si qytetar i Gjilanit, me atë që ndodhi gjatë ditës së sotme.
“Aksidenti i ndodhur më shokoi dhe ndjej dhimbje bashkë me familjarët e të aksidentuarve. I shprehi ngushëllimet e mia familjes Çoçaj në Gjilan dhe njëherësh shërim sa më të shpejt dhe kthim në shtëpi atyre që pësuan nga aksidenti në Gjilan.
Gjilani qytet i paqes sot përjetoi dhimbje të madhe andaj të gjithë ne duhet të jemi pran familjarëve që pësuan lëndime me shpresën që këto raste të jenë të fundit që ndodhin në komunën e Gjilanit e më gjerë.
Organet e rendit ashtu si kanë bërë punën sot gjatë këtij rasti do të jenë në krye të detyrës për të ndriçuar shkaqet që quan në drejtim të kompleksivitetit të aksidentit që ndodhi. Uroj që të lënduarit e shumtë në Gjilan ti kthehen familjes kurse familjes Çocaj ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait, vëllait në këtë aksident”.