(2LONLINE) – Policia në Kamenicë ka pranuar një informatë nga një ankues se ne fshatin Tugjecë, komuna Kamenicë ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë patrulla policore dhe njësia e zjarrfikëseve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga patrulla e policisë është konstatuar se në rrethinat e fshatit Tugjecë dhe fshatit Sfircë ishte duke u ndezur mali, pronë private ,në sipërfaqe prej rreth 6 hektar.
Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin i cili sipas ankuesit kishte shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit është hapur rasti Zjarr vënie, i cili i dedikohet NJHK te stacionit për veprimet te mëtutjeshme hetimore. /2lonline/
/fotoilustrim/