Para Teatrit të Qytetit të Gjilanit janë ndezur qirinj në nderim të Liridona Ademaj, e vrarë mizorisht, ditë më parë.
Në ndezjen e qirinjve mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili përmes postimit në profilin e tij ka bërë me dije se janë ndezur qirinjtë në nderim të jetës së Liridona Ademaj, me aktivistët e VV-së, deputetë, drejtorë komunalë, asamblistë e qytetarë të Gjilanit.
“Shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e Liridonës, miqtë dhe shoqërinë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/