Në tërmetin në Shqipëri në mëngjesin e së martës humbën jetën Isa e Shemsedin Abazi nga Livoçi i Gjilanit, të cilët u nxorën të pajetë nga gërmadhat e hotelit në Durrës, ku edhe ishin duke qëndruar.
Në përkujtim të tyre dhe të gjithë viktimave nga tragjedia që ka tronditur shqiptarët, qytetarë të shumtë nga Gjilani, kanë ndezur qirinj para Teatrit të Qytetit.
Ndryshe, Isa dhe Shemsedin Abazi do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.