Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me bashkatdhetarin, afaristin nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Handikos-it në Gjilan.
“Falënderojmë kryetarin e Shoqatës Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani për bashkëpunimin ndër vite si dhe për punën dhe kontributin e tij për anëtarët e shoqatës dhe familjeve të tyre”, ka thënë Gagica.
Ai shtoi se Ilmi Mustafa është një ndër humanistët më të mëdhenj nga Anamorava që jeton e vepron në Gjermani e që ka ndihmuar shumë familje edhe përtej kufijve shtetëror.
“Secila punë e mirë, ndihmë ndaj tjetrit në çfarëdo forme qofshin ato, duhet të bëhen publike sepse kësisoj sensibilizohen njerëzit dhe motivohen edhe më shumë ta shtrijnë dorën e ndihmës ndaj tjetrit.
Mbetemi të vendosur të jemi krah qytetarëve çdo herë e pandërprerë. E kemi dëshmuar këtë dhe kësisoj do të vazhdojmë”, ka thënë Gagica.
“Në emër timin, të kryesisë së AAK-së dhe anëtarësisë së saj në Gjilan, falënderojmë kolegun tonë, Ilmi Mustafa për kontributin e tij në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe mbarë shqiptarëve”, thotë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/