Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, sot ka bërë shpërndarje e 150 pakove ushqimore për fëmijët jetim, ka bërë të ditur Agim Hyseni, nga KBI e Gjilanit.
Ai tha se ky aktivitet humanitar I radhës prej fillimit të muajit të Ramazanit është enkas për fëmijët jetimë të cilët prej pasluftës ndihmohen vazhdimisht nga Bashkësia Islame.
Pakoja ushqimore të cilës sot e gëzuan jetimët përmban gjërat më elementare për përgatitjen e iftarit.
“Vlenë të theksohet se sot krahas pakos ushqimore , këto familje janë ndihmuar edhe me nga 30 euro nga mjetet e tubuara nga mërgimtarët tanë në Zvicër të cilat i kishte sjellë Muhamed Ismajli me qëndrim në Dietikon (Zvicër) ”, ka thënë Hyseni.
Përndryshe, Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan para disa ditëve ka ndihmuar edhe 100 familje të tjera më gjendje të rëndë sociale.