Ndihmat që këtë radhë përfshinin 25 kg miell, pesë kilogram mish, pesë kilogram, sheqer, pesë litra vaj, 5 kilogram oriz, faks, detergjent, fide, supa, makarona, sheqer dhe një komplet lëngje, janë mirëpritur nga familjarët.
Ndihmat në prezencë të donatorit janë shpërndarë nga kryetari i Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Daku, i cili tha se nevojat e familjeve të këtyre kategorive janë shumë më të mëdha, megjithatë edhe kjo ndihmë për pesëdhjetë familje që jetojnë në kushte më të vështira është mirëpritur dhe është bërë në kohën e duhur.
Daku falënderoi kompaninë “RC-Cola”, për ndihmën e cila siç tha ai “ në prag të Festës së Bajramit është e vetmja për këto familje” dhe kritikoi pushtetin, i cili madje as për këto festa, nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar këto familje dhe për të gëzuar atao
Ai tha se nga kjo ndihmë kanë përfituar familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, ndihma të cilat janë dhuruar nga kompania “RC-Cola”.
Përfaqësuesi i Kompanisë, “Ar-Cola”, duke shprehur kënaqësinë ë që ka ndihmuar një pjesë të familjeve nevojtare, tha se ata me dëshirë i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së për të ndihmuar këto familje nevojtare./2lonline/