Po zhvillohen gjashtë ndeshjet e javë së 33-të në Ipko Superligën e Kosovës, fokus të veçantë ka dueli Feronikeli – Prishtina që vendos për titullin kampion të edicionit 2018/19
Krahas duelit për titullin kampion luhet edhe për mbijetesë, teksa katër skuadra kërkojnë të sigurojnë ‘biletën’ e qëndrimit në Superligë edhe për një vit tjetër.
Dueli Feronikeli – Prishtina dhe Ferizaj – Gjilani kanë nisur me nga 15 minuta vonesë.
Përderisa, Gjilani po kërkon pikë jetike për t’i ikur barazhit, Drita është e qetë në pozitën e katërt dhe aktualisht është në disavantazh ndaj Ballkanit 1:0, në Therandë.
Këto janë rezultatet e pjesës së parë:
Flamurtari – Llapi 3-1
Feronikeli – Prishtina 0-0
Liria – Drenica 1-1
Ferizaj – Gjilani 0-1
Ballkani – Drita 1-0
Trepça ’89 – KEK-u 3-0