“Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e paraparë që të zhvillohet në enjten më 25 gusht në mes FC Prishtinës dhe FC Dritës të shtyhet”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinë, bërë publike në profilin e tyre në facebook.
Ja njoftimi i plotë:
𝑵𝒋𝒐𝒇𝒕𝒊𝒎!
Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e paraparë që të zhvillohet në enjten më 25 gusht në mes FC Prishtinës dhe FC Dritës të shtyhet.
Një vendim i tillë ka ardhur për faktin se të njëjtën datë do të zhvillohet sfida Ballkani – Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendas.
Dueli FC Prishtina – FC Drita i takon xhiros së tretë të ALBI MALL Superligës së Kosovës në futboll.
Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni më kohë pasi që të vendos Komisioni i Garave.