Shkruan: Arsim Kastrati
Veriu është pjesë e Kosovës dhe paqja, siguria e ligjshmëria duhet të kthehen aty!
Lidershipi shtetëror i Kosovës do të duhej ta dinte se si kthehet normaliteti në veri.
Pyetja e parë e cila qysh moti do të duhej të kishte përgjigje është kjo: a mundet Kosova vet, pa ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së, ta bëjë veriun si pjesët e tjera të shtetit të saj?
Dy pyetje të rëndësishme dhe shumë aktuale për zhvillimet që po ndodhin në veri, janë si vijon: a ka Kosova kapacitete të mjaftueshme policore dhe nëse po, a do ta lejonin atëe SHBA-të dhe BE-ja, që me dhunë të ligjshme shtetërore ta përfundojë njëherë e mirë veprimin e bandave të armatosura në veri?
Nëse SHBA-të dhe BE-ja do ta lejonin vendin tonë të ndërmerrte, të gjitha veprimet e ligjshme dhe të nevojshme për normalizimin e situatës në veri dhe nëse vendi ynë ka mundësi ta bëjë vet dhe pa ndihmën e askujt një gjë të tillë atëherë, mbase edhe do të duhej ta bënte!
Por, nëse SHBA-të dhe BE-ja nuk e duan një gjë të tillë dhe ne pa ndihmën e tyre nuk jemi në gjendje ta bëjmë atëherë, qysh në fillim është dashur të mos injoroheshin këshillat e diplomatëve amerikan!
Sepse, gjithmonë kur e nisë një punë të cilën s’mund ta përfundosh nëse nuk të ndihmon dikush, i rritë më shumë problemet dhe dështon keq.
Nëse veriu i Kosovës mbetet territor pa rend dhe ligj, brenda kufijve të Kosovës por nën ndikimin faktik të Serbisë atëherë, kjo e fundit e ka fituar një kapital të fuqishëm në tavolinën e bisedimeve.
Ora 5 në 12-të në Republikën e Kosovës, Zoti e ruajt atë dhe mbrojtësit e saj kudo qofshin! /2LONLINE/