Në kuadër të javës së 32-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, Drita takohet me Flamurtarin si nikoqir i ndeshjes.
Përballja që zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan është e fundit për Dritën në këtë kampionat si vendas, prandaj ka një interesim nga futbolldashësit gjilanas.
Drita është stabile në pozitën e katërt dhe duket se aty edhe do e mbyll sezonin, edhe përkundër zhgënjimin që si kampion aktual nuk ka arritur ta mbrojë titullin dhe as të jetë pjesë e top 3 skuadrave më të mira.
Përderisa, ‘lufta’ për titull akoma nuk ka mbaruar, ‘nxehtë’ është edhe në fundin e tabelës dhe skuadrat synojnë të mos mbesin në barazh në garën për mbijetesë në elitën e futbollit Kosovar.
Një nga to është edhe Flamurtari për cka do të udhëtojë në Gjilan për pikë të plota.
Për këtë ndeshje janë mobilizuar edhe tifozët e Dritës. “Intelektualët”, të cilët kërkojnë mbështetje për klubin e tyre të zemrës.
Ky është postimi i plotë i bardh e kaltërve:
“Të mërkurën skuadra jonë e zemrës luan ndeshjen e fundit si vendas për këtë sezon,andaj ftojmë të gjithë të jenë prezent në tribinë ti qëndrojmë besnik djemve tanë Bardhë e Kaltër siq ju kemi qëndruar gjithmonë.
Ti je arsyja që ne jetojmë”.