Nesër në kuadër të javës së 32-të të Ipko Superligës së Kosovës, kampioni në fuqi Drita pret si vendas Flamutarin.
Edhe pse Drita është jashtë objektivit dhe këtë vit do mbetet pa ndonjë trofe, kjo ndeshje ka një peshë morali, sepse do jetë ndeshja e fundit si vendase në Gjilan për këtë kampionat.
Edicioni i sivjetëm ishte mjaft interesant dhe me befasi, ku Drita e përbën një nga surprizat sepse si kampion i vitit të kaluar, këtë vit nuk do ta mbyll as në top treshe dhe pa Kupën e Kosovës që u eliminua herët nga kjo garë.
Në anën tjetër se kampionati është interesant tregon fakti se dy gjirot e fundit do të vendosin për kampionin, sikurse për ekipët e barazhit.
Ndeshja Drita-Flamurtari zhvollohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.