(2L ONLINE) – Ka ndërruar jetë e aksidentuara në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, pas rreth dy javëve në gjendje të rëndë, e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Siç ishte raportuar edhe më herët në aksidentin që kishte ndodhur më 30 korrik në Pozheran të Vitisë kishte humbur jetën një vogëlushe 10 vjeçare (Vdes në aksident vajza 10 vjeçare) pasi ishin goditur nga një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa po ashtu në këtë aksident ishte lënduar motra e saj, për të cilën fatkeqësisht tani raportohet se ka ndërruar jetë.
Kohëve të fundit nëpër rrugët e Kosovës është raportuar për një numër të aksidenteve me fatalitet dhe edhe në rajonin e Gjilanit ka pas të tilla, bile sot autoritetet policore kishin raportuar edhe për një të tillë që ka ndodhur në afërsi të Llabjanit. (Shih shkrimin: Edhe një aksident trafiku me fatalitet)
/fotoilustirm/