Aktori britanik Bob Hoskins, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Hoskins vuante prej kohësh nga pneumonia. Ai ndërroi jetë në spital i rrethuar nga familjarët e tij, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të aktorit.
Karrierën e nisi si aktor teatri përpara se të zbarkonte në televizion dhe kinema. Është shfaqur në spektakle si “Play for Today”, “On the Move”, “Van der Valk” dhe në dramën e BBC “The Street”, ndërsa në film mbahet mend gjithashtu edhe për rolet e tij në “Mermaids”, “Hook”, “Mrs Henderson Presents” dhe “Made in Dagenham”.
Roli i tij i fundit ishte në vitin 2012 në filmin “Borëbardha dhe Gjahtari”.