I arrestuari shqiptar nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit lidhur me rastin e policit të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc, ka ndërruar jetë në burgun e Vranjës.
Sic ka mësuar Titulli, Reshati i cili ishte në paraburgim prej 30 ditësh, ka ndërruar jetë mbrëmë, kështu ka deklaruar burimi i afërt me familjen e të ndjerit.
Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq.
Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc.
Rrethanat e vdekjes së Reshatit janë ende të panjohura