Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, Limon Isufi, babai i nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi. Lajmin e ka bërë me dije Ahmet Isufi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Të dashur miq, sot në moshën 94-vjeçare ndërroi jetë babai im, baca Limon siç e thërrisnin të gjithë ata që e njohën.
Pavarësisht moshës, ai ishte mirë me shëndet deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Dhimbjen do ta mundim duke kujtuar jetën, sakrificën dhe qëndresën e tij prej një burri të urtë, fjalëpakë e zemërbardhë.
Ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2018, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan”, ka shkruar Isufi.