Ndërpritet furnizimi me energji elektrike i kazinove në zonën neutrale të Karaçevës, mes Kosovës dhe Serbisë. Pas kërkesës së Komunës së Kamenicës, ekipet e KEDS sot kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike të kazinove ilegale në këtë zonë.
Sipas informatave të ekipeve të KEDS këto kazino janë furnizuar ilegalisht nga shtëpitë private, veprim ky i cili poashtu është i kundërligjshëm.
Komuna dhe KEDS u bëjnë thirrje dhe mirëpresin shkyçjen e konsumatorëve ilegal nga rrjeti i rënduar i energjisë elektrike.
“Kyçje të tilla në rrjet janë ilegale dhe përbëjnë vepër penale, për të cilat ligji parasheh masa ndëshkuese”, thuhet në informatë ne lëshuar nga Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/