Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ka nderuar me mirënjohje mjekë e veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotik për të mirën e përgjithshme.
Mjekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.
Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi.
Kreu i Gjilanit, po ashtu, e ka shpallur Personalitetin e Vitit, Agon Musliun, i cili javë më parë humbi jetën tragjikisht, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.
“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.
Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe.