Përpara se të ngutemi me komente dhe gjykime rreth informacioneve për gjoja bisedimet sekrete Thaçi-Vuçiq, le të provojmë të përgjigjemi në këto pyetje:
Shkruan: Arsim Kastrati
1. Kush do t’i detyrojë serbët e Bosnjës të qëndrojnë në BeH së bashku me boshnjakët e kroatët dhe të tërhiqen nga qëllimet dhe veprimet e tyre secesioniste?
2. Kush do ti detyroj sllavomaqedonasit për bashkëjetesë me shqiptarët në Maqedoni kur po shihet se nuk duan që nuk duan të jetojnë së bashku me shqiptarët? E pasi që nuk duan që nuk duan atëherë do të ndahen.
3. Kush do ta detyrojë Serbinë që të pranojë faktin se nuk do të ketë autonomi politiko-territoriale të serbëve të Kosovës apo a do të mund shqiptarët e Kosovës të pajtohen me krijimin eventual të një autonomie të tillë?
4. Dhe kryesorja nëse Rusia ka vendosur të involvohet seriozisht në Ballkan siç po duket, atëherë një zhvillim i tillë do të ketë reperkusione serioze në gjeopolitikën e rajonit dhe nëse ajo ngadhënjeu në Siri a do të mund ta ndalin në Ballkan?
Në kushte e rrethana të tilla të marrëdhënieve ndëretnike në Ballkan ku askush nuk e do askënd dhe kur Putini po luan të fortin njëmend, këto ngjarje dhe ndarje edhe mund të ndodhin.
P.S: një pyetje tjetër që mund të shtrohet është ajo e konsultimeve paraprake dhe plotfuqishmërisë mandatore për bisedime të tilla, gjithnjë nëse ato janë duke ndodhur me të vërtetë.