DYLON

SHBA-të dhurojnë donacion për Prokurorinë Themelore të Gjilanit

SHBA-të dhurojnë donacion për Prokurorinë Themelore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Prokurorinë Themelore të Gjilanit është bërë pranim-dorëzimi i pajisjeve: video konferenca, arkiv, dublikues DVD dhe pajisje përkthimi, të dhuruara për këtë prokurori nga Departamenti i Byrosë Shtetërore për Çështjet e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë nga drejtoresha e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Erin Sawyer dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku.

Lidhur me rëndësinë e këtyre pajisjeve në ngritjen e efikasitetit në punë për sistemin prokurorial të Kosovës, përmes video konferencës ka folur kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Ai tha së përmes donacioneve të Ambasadës amerikane, prokuroritë e Republikës së Kosovës janë kompletuar me pajisje të ndryshme, e që përdorimi i tyre në të ardhmen do të lehtësojë mbajtjen e takimeve dhe do të rrisë efikasitetin e tyre.

EkoHigjiena

Kryesuesi Isufaj më tej tha se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi ka ndihmuar në rritjen e sigurisë nëpër prokurori, sidomos sigurisë së ruajtjes së lëndëve dhe në përmirësimin e menaxhimit të prokurorive.

Ndërsa kryeprokurori Maloku, pasi ka folur për rëndësinë që këto pajisje kanë për prokurorinë që ai udhëheq, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë prokurori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.