Mike Dilkes, një kirurg i veshëve, hundës dhe fytit në spitalin e Londrës, kohëve të fundit foli në lidhje me gërhitjen.
Ai rekomandon realizimin e tri ushtrimeve që duhet bërë përpara gjumit, për ta bërë gërhitjen të marrë fund.
Një shumicë prej nesh gërhisim në një moment jetësor. E gjithë kjo rutinë kërkon vetëm disa minuta për të parandaluar problemin.
“Rrotullimet” e gjuhës
Rrotulloni gjuhën tapjetë, duke bërë presion në pjesën e sipërme të gojës, duke prekur njëkohësisht edhe dhëmbët e përparëm.
Pritni disa sekonda përpara se ta përsërisni të njëjtën praktikë
Thuani “ahhh”
Imagjinojeni se jeni tek dentisti dhe thuani “ahhh” për 20 sekonda. Kjo ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.
Angullimat
Nxjerrni gjuhën jashtë dhe merrni frymë thellë. Sapo të lëshoni frymën, lëshoni një zhurmë sikur jeni duke bërë gargarë me ajrin.