Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit. Ky vendim është marrë me kërkesën e Lidhjes Demokratike të cilët me anë të një letre kanë shprehur shqetësime për siç kanë thënë informacionet e pranuara nga qytetarët gjithandej Kosovës, lidhur me udhëzimet që u bëhen nga subjektet e caktuara politike për të dëshmuar votën e tyre përmes fotografimit të fletëvotimit.
Anëtari i KQZ-së nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se ky institucion duhet të reagojë për t’i përshtatur dispozitat ligjore ndaj fenomenit të fotografimit të votës për ta rikthyer atë si dëshmi për një subjekt të caktuar politik, shkruan “Tribuna”.