Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në vazhdën e hetimeve në lidhje me dyshimet e bazuara për aksidentet e ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës, nga Policia e Kosovës njësitet e Hetimeve Rajonale janë ndërmarrë një mori veprimesh operative (taktike/teknike), për të arritur në gjetjen dhe identifikimin e të gjithë personave të inkriminuar në veprat penale “Legalizim i Përmbajtjes së pavërtetë” dhe “Mashtrimit”.
Me 30 maj 2017, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës edhe tre të dyshuar Sh. H. (1981), R.G.(1986) dhe A.C.(1986), që të tre shqiptar shtetas të Kosovës dhe në total numri i të dyshuarve të inkriminuar në këtë rrjet ka arrit në trembëdhjetë, Prokurori i shtetit bazuar në provat e qëndrueshme dhe lidhmërinë e fakteve, dhe ndaj të treve ka lëshuar Aktvendim mbi Ndalimin e Personave, për 48-orë.
Lënda është kompletuar e si tërësi është dërguar në prokurori.