Ka ndërrua jetë, Shaqir Zymberi, zyrtar i Gjendjes Civile në Gjilan. Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, Bardhyl Syla, përmes profilit të tij në Facebook.
“Sa i rëndë ishte lajmi kur u njoftuam për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.
Komuna e Gjilanit. sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.
Në emër tim dhe në emër të Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme, i shprehi ngushëllime familjes së tij, zyrtarëve komunal dhe të gjithë shokëve e miqve të tjerë të të ndjerit.
Do ta përkujtojmë gjithmonë. U prehtë i qetë!”, ka shkruar në profilin e tij, Drejtori Bardhyl Syla. /2LONLINE.com/