Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, si dhe Zëvendës Përfaqësuesin e Përhershëm për Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë ndarë çertifikata për tetë praktikantët të cilët kanë kryer programin Praktikë në Punë (intership).
Ky program ishte realizuar nga UNDP në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ku tetë praktikantët kanë pasur mundësi të zhvillojnë njohuritë e tyre në digatsere të ndryshme komunale.
I pari i komunës, Kadri Rahimaj, duke ju uruar suksese praktikantëve në rrugëtimin e tyre tutje, ka thënë se është i lumtur që u është dhënë një mundësi e tillë të rinjëve të Kamenicës.
“Kamenica ka nevojë për kreativitetin dhe njohuritë e të rinjëve tanë. Kjo mundësi që u është dhënë këtyre të rinjëve në bashkëpunim me UNDP është një hap i mirë drejt rrugëtimit të tyre për të ardhmen, pasi që kanë pasur rastin të zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme. Andaj ju uroj shumë suksese”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/