Rrjeti televiziv NBC News, respektivisht kanali 12 i këtij mediumi me seli në shtetin e Washingtonit, raporton për lançimin e projektit ALMOOC-mbështetje arsimimit në distancë për shqiptarët kudo që ndodhen në botë!
Publikimet që bëjnë agjencitë dhe portalet e specializuara për arritjet në fushën e teknologjisë në SHBA siç janë PRWeb apo WorldNow, kësaj radhe janë përzgjedhur nga Kanali 12 i gjigandit mediatik NBC News të cilët kanë piketuar një projekt inisiative shqiptare, e cila parashikohet të ofrojë të ardhme të ndritur, sipas këtij mediumi prestigjoz.http://www.nbc12.com/story/26622461/almooc-uses-eduongo-to-offer-massive-open-online-courses-mooc-to-albanians-around-the-world
Massive Open Online Courses – MOOC-u shqiptar apo siç njihet me emrin ALMOOC www.almooc.com është projekti i bazuar në konceptin inovativ të nxënies përmes Kurseve Online me Pjesmarrje të Hapur dhe të Pakufizuar për të interesuarit shqipfolës, që u përzgjedh nga gjigandi mediatik NBC News për të njoftuar opinionin Amerikan lidhur me këtë projekt shqiptar. Artikulli i NBC News, raporton për fillim të mbarë të MOOC-ut shqiptar në Kosovë dhe citon faktin që tashmë Universitete siç janë Universum, Iliria, Pjetër Budi dhe Riinvest-i i janë bashkuar këtij projekti duke marrë edhe zotimet konkrete për të promovuar këtë projekt që nxit arsimin në distancë.
Besohet që ky trend do të ketë rritje të shpejtë dhe do të përqafohet nga Universitet e tjera si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe sipas vlerësimeve afatshkurtëra deri në përfundim të 2014-ës do të numërohen të paktën 15 sosh, mbase për shkak se MOOC-u ka patur sukseset e dukshme, për një kohë të shkurtër edhe në SHBA në Universitetet si: Massachusetts Institute of Technology MIT, Harvard e Yale, të cilët kanë përqafuar pa hezitim këtë koncept të ri të promovimit të nxënies inovative.
Vend i veçantë në këtë artikull i është dhënë edhe krijuesve dhe ndërtuesve të këtij projekti, ku elaborohet me detajisht rreth procedurave dhe mekanizmave mbi bazen e së cilës funksionon programi, respektivisht platforma e specializuar Cloud e quajtur EDUonGo e cila mundëson realizimin e plotë të kësaj forme të re të dhënies dhe nxënies: http://www.EDUonGo.com . Realisht, EDUonGo është një platformë e sofistikuar dhe shumë e avanacuar mbi bazën e së cilës funksionon ALMOOC, dhe ofron kurse të specializuara nga profesorë dhe ligjërues të fushave të ndryshme të angazhuar nga organizatorët me qëllim të nxitjes së nxënies së shpejtë dhe cilësore.
Raporti, gjithashtu shpalos edhe vështrimet e drejtuesit (CeO) të EDUonGo Z. Aliu, i cili shprehet tejet i kënaqur të mbështesë vizionin e ALMOOC për arsimim në distancë falas për gjithë shqiptarët kudo që janë. Nxitja dhe mundësimi i nxënies (lifelong) së përjetshme për të gjitha grupmoshat e nxënësve dhe studentëve në shkollimin e lartë, është objektivi që ALMOOC do të ketë në vazhdimësi për të arritur drejt objektivit madhor të mësimit cilësor që sot falë zhvillimit teknologjik, nxënësit apo studentët shqiptarë duhet t’a kenë si mundësi, ashtu siç e kanë sot studentët në SHBA apo Europë.
Raporti i NBC News, gjithashtu citon drejtuesin e marketingut të projektit, Z Agim Hajrizi: “Pa platformën EDUonGo ky projekt tejet atraktiv nuk do të arrinte do të kishte sukses , si dhe falë këtij bashkëpunimi kemi arritur të kemi mbi 10.000 studentë numër i cili bazuar në trendin e rritjes nga fundi i 2015-tës mund të i afrohet 1 milionshit.” MOOC-u shqiptar në misionin e vet, dukshëm mbart në vetvete elementin jofitimprurës sepse të gjitha produktet janë të aksesueshme falas për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, ndaj fare lehtë me një klikim të vetëm nxenësit, studentët të gjithë të interesuarit mund të mësojnë gjuhën angleze, matematikën, programimin së shpejti fizikën dhe lëndë të tjera shkencore më zero pagesë.
Incentivat e mësipërme dhe misioni fisnik i këtij projekti mbase e ka inkurajuar NBC News të ndërmarrë ketë vetëinisiativë në promovimin projektit ALMOOC dhe t’i bëjë thirrje shqiptarëve të përdorin këtë platformë të re inovative.