Aleanca Veri-Atlantike (NATO) nuk planifikon ta reduktojë praninë ushtarake gjatë këtij viti në Kosovë, pavarësisht se situata e sigurisë në Ukrainë është kthyer në fokus ndërkombëtar. Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i NATO-së për gazetën “Zëri”, duke shtuar se operacioni i KFOR-it në Kosovë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, është që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët në Kosovë.