Për Partinë e Drejtësisë, Dega Gjilan, zhvillimi ekonomik lokal do të jetë njëra ndër prioritetet kryesore për mandatin e ardhshëm katër vjeqar, nga realizimi i të cilit do të varet në masë të konsiderueshme edhe realizimi i programit për periudhën 2021-2025.
Përkundër faktit që kompetencat e pushtetit lokal në kuptim të legjislacionit në fuqi në shikim të parë janë shpresëdhënëse, ato nuk shoqërohen me kapacite shtesë financiare dhe njerëzore, dhe më pas implementimi të suksesshëm i programeve që paraqesin subjektet politike vendoset në pikëpyetje për t’u realizuar në praktikë.
Kur bisedohet për zhvillim ekonomik të komunēs së Gjilanit, rëndësi të veçant i duhet kushtuar disa veprimtarive ekonomike për të cilat komuna e Gjilanit ka përparësi komperative në krahasim me komunat tjera në Kosovë.
Sektorët më me prespektivë në rajonin e Gjilanit siq janë: Industria e prodhimeve të drurit, prodhimet bujqësore, prodhimet e pijeve të ndryshme dhe ujit cilësor që ka ky regjion, rrjeti i shërbimeve të hotelierisë, shërbimet dhe produktet e shkëlqyera që ofrojnë restorantet dhe kafiteritë, dhe si rezultat i kësaj duhet punuar drejt shtimit të kapaciteteve të tyre dhe rritjes së numrit të të punësuarve në këta sektorë, pastaj nxitja e turizmit nëpërmjet projekteve të ndryshme lokale, ku një biznes sado i vogël në një fshat apo lagje sjell benefite në shumë aspekte.
PD-ja një rëndësi të vecantë do t’i kushtojë shfrytëzimit të fondeve ndërkombëtare (donacioneve), si dhe propozimet për stimulimin e zhvillimit ekonomik.
Qeverisja e re komunale, së bashku me Partinë e Drejtësisë, do të ketë qendrim proaktiv ndaj bizneseve të reja në kuptim të përkrahjes teknike në procesin e themelimit dhe zhvillimit të bizneseve.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, për nxitjen e aktiviteteve ekonomike lokale do t’i ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm me qëllimin e stimulimit të zvillimit ekonomik lokal, gjithmonë duke u bazuar në marrjen e besimit të qytetarve më 17 Tetor.
Gjatë mandatit 2021-2025, Partia e Drejtësisë pritet të jetë pjesë e Asamblesë Komunale.
Namon Abdyli nga lista e Partisë së Drejtësise kërkon mbështetjen e qytetareve me 17 Tetor, kërkon Votën e të gjithëve që projektet dhe idetë të gjejnë zbatim.
Kandidatët e PD-së në Asamblenë Komunale me bartësin e kesaj liste Msc.Skender Berisha, nuk do të ju zhgënjejnë, do të ju përfaqësojnë denjësisht.
VOTO #142
VOTO # 5 – Namon Abdyli
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/