Në mbledhjen e sotme,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës. Trupin Zgjedhor të Bashkësisë Islame të Kosovës e përbëjnë 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë , dekani i FSI-së dhe drejtori i Medresesë).
Kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi. Tërnava mori 52 vota, ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme.
Pas zgjedhjes, Myftiu Tërnava para Trupit Zgjedhor paraqiti për miratim edhe anëtarët e Kryesisë: Ahmet Ramën për rajonin e Prishtinës, Ejup Hazirin për rajonin e Mitrovicës, Musli Arifajn për rajonin e Pejës, Valot Myrtën për rajonin e Gjakovës, Reshat Mexhidin për rajonin e Prizrenit, Fehmi Mehmetin për rajonin e Ferizajt, Ilmi Krasniqin për rajonin e Gjilanit dhe Sulejman Fejzullahun për rajonin e Preshevës.
Ndërsa në mbledhjen e paradites u zgjodh edhe kryetari I Kuvendit te Bashkësisë Islame të Kosovës Ajni ef Sinani si dhe nënkryetar Agim ef Hyseni (sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.