Në Selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Kryetari i Këshillit Naim ef Aliu. priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani, redaktorin e shumë veprave të njohura nga shkenca e Hadithit dhe njërin prej hulumtuesve të trashëgimisë islame, prof. Dani ibn Munir Ale Zehvi.
Kryetari Naim ef Aliu e falënderoi mysafirin për vizitën e tij njëherësh poashtu e njoftoi mysafirin për punën e KBI-së dhe për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe sfidat me të cilat ka kaluar KBI-deri më sot.
Ndërsa mysafiri nga Libani falënderoi kryetarin Aliu për mikpritjen dhe e përgëzoi për gjithë punën e Këshillit dhe të arriturat e saj. /2LONLINE/