Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një intervistë për Titulli.com ka folur për ikjet e e fundit të anëtarëve nga Partia Demokartike që sipas tij janë me vullnet të tyre dhe jo në mungesë të hapësirës për veprim.
“Pra këtu nuk kemi të bëjmë aspak me mungesë të fushëveprimit por mosdurim të situatës së krijuar pas zgjedhjeve te 24 prillit kur PD mbeti në opozitë, qka nënkupton edhe humbjen automatike të privilegjeve të mëparshme dhe këtu kemi më shumë me mbi ngarkesë të fushëveprimit”, theksoi Nagip Arifi kryetari i Partisë Demokratike, partisë së vetme opozitare shqiptare në kuvendin komunal në Bujanoc.
Ai ka thënë se nismëtarët e themelimit të Alternativës për Ndryshim dhe të tjerë kan pasur privilegje të mëdha gjatë mandatit të kaluar.
lexo intervistën Titulli.com
http://titulli.com/index.php?m=post&s=36142