DYLON

Maratona e editimit të hartës elektronike në Gjilan

Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e FLOSSK në SHMU “Abaz Ajeti” në Gjilan në dhjetor do të mbahet punëtori dhe maratonë e editimit të hartës (apo mapathon) në OpenStreetMap (OSM) — harta e lirë që çdokush mund ta editoj.

Pjesëmarrësit do të mësojnë si të kontribuojnë në OSM përmes hartografimit të zonës së Gjilanit, një kontribut që do t’i mbes qytetit.

EkoHigjiena

FLOSSK është organizatë e komunitetit e cila kontribuon dhe edukon publikun në teknologjitë e lira.

Pjesëmarrësit do të trajnohen përmes një punëtorie fillimisht ndërsa në fund të javës do të kontribuojnë direkt në përmirësimin e hartës së qytetit të tyre duke shfrytëzuar fotografitë ajrore.

Vendi: SHMU “Abaz Ajeti”, Gjilan
Punëtoria: E hënë, 12 dhjetor 2016, 18:00
Mapathona: E shtunë/E dielë 10:00-16:00
Pjesëmarrësit duhet të krijojnë llogari paraprakisht në http://osm.org

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.