Bashkësia Islame Kosovës ka shtruar iftar për imamët dhe një pjesë simbolike te xhematit të regjionit të Anamoravës. Në këtë iftar morën pjesë kryetari i KBI të Gjilanit Naim Aliu, kryetari i KBI të Kamenicës Bejtulla Hashani, kryetari i KBI të Vitisë Husamedin Hoxha, imamë , si dhe një pjesë simbolike e xhematit të këtyre komunave.
Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të myftiut mysafirët i përshëndeti Ilmi Krasniqi anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë regjion i cili i falënderoi të pranishmit për prezencë dhe uroj për muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Ai gjithashtu kërkoi nga imamët që të japin kontributin e tyre në këtë muaj, që nëpërmjet hutbeve dhe ligjëratave të tyre të shpjegojnë fjalën e Allahut në formën më të mirë, në veçanti në këtë muaj kur dihet se ky muaj është muaj i mëshirës dhe i solidaritetit në mes njerëzve.
Krasniqi, duke i përgëzoi për punën madhore që po bëjnë në xhamitë e tyre, u lut që Allahu të pranojë agjërimin dhe ibadetet tona, dhe të na fuqizojë edhe më në besimin tonë, ndërsa në vazhdim të muajit të Ramazanit të shtojmë edhe më shumë ibadetet, bamirësinë, solidaritetin dhe sjelljet e mira me njëri-tjetrin, sidomos edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë tonë dhe dorën tonë, pra që të gjendemi pranë tyre.